Vlorë,i vihet zjarri makinës së Policisë Pyjore

21/02/2015 00:00

Një makinë e Policisë Pyjore është djegur gjatë orëve të natës në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Forcat e zjarrfikëseve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët të cilat rrezikonin edhe mjetet e tjera të parkuara, pranë mjetit tip ‘Mitsubishi’ me targa EL 5068 B, që u dogj.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet dhe sipas të dhënave paraprake, zjarri duket se ka qenë i qëllimshëm.

Top Channel