Britani, janari regjistron sufiçitin financiar më të lartë në shtatë vite

21/02/2015 00:00

Financat britanike regjistruan një sufiçit rekord prej 8.8 miliard
paunfësh për muajin janar të këtij viti duke tejkaluar edhe pritshmëritë
e autoriteteve.

Nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave të ardhurat tejkalojnë parashikimet prej 6.5 miliard paundësh, aq sa ishte edhe shuma e siguruar një vit më parë.

Në terma më të thjeshtë, kjo shifër përkthehet në ulje të huamarrjes prej qeverisë që zbret në 74 miliard paund, nga 91.3 miliard që është e parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Zakonisht në muajin janar financat britanike regjistrojnë gjithmonë një sufiçit dhe kjo falë disa taksave vjetore që paguen çdo fillimviti.

Sekretari i Thesarit, George Osborne deklaroi se të ardhurat rekord, më të lartat në shtatë vitet e fundit tregojnë që ekonomia vendase është në rrugën e duhur.

Top Channel