Jemen, ish-presidenti lirohet nga arresti shtëpiak

21/02/2015 00:00

Ish-presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, është larguar nga
shtëpia e tij sot për herë të parë pas sulmit të rebelëve Houthi disa
javë më parë.

Pas kapjes së zyrës presidenciale, rebelët e kishin vendosur presidentin në arrest shtëpiak.

Pas lirimit nga arresti shëtpiak, Hadi sot është nisur për në qytetin Aden, qytetin e tij të lindjes. Për shkak të sigurisë jo të mirë në Jemen që nga ardhja e Houthi në pushtet, shumica e vendeve i kanë mbyllur përfaqësitë diplomatike atje.

Top Channel