Meshkujt veshin minifunde për të drejtat e femrave

21/02/2015 00:00

Rasti i përdhunimit dhe më pas vrasjes së një studenteje 20-vjeçare në Turqi ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi edhe në Azerbajxhanin fqinj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të femrave.

Studentja Ozgecan Aslan u vra gjatë përpjekjes për të kundërshtuar përdhunuesin e saj më datë 11 shkurt. Dy ditë më vonë trupi i saj u gjet i djegur dhe i hedhur në një përrua.

Rasti ka shkaktuar protesta dhe debate në opinionin turk, ku jo të paktë janë ata që ‘fajësojnë viktimën pasi kishte provokuar vrasësin me veshjen e saj’.

Kundër këtyre pikëpamjeve dhe në mbështetje të të drejtave të femrave meshkuj nga Azerbajxhani u solidarizuan duke postuar në rrjetet sociale foto të veshur me funde dhe minifunde.

“Nëse një minifund është përgjegjës për gjithçka, nëse veshja e tij është imorale, nëse një femër vesh e vesh minifundin për të dërguar një ftesë për atë që do t’i ndodhë, atëherë edhe ne po e dërgojmë këtë ftesë”, thuhet në përshkrimin e fushatës që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel