Zhbogar: Gjykata Speciale do të pastrojë imazhin e Kosovës

21/02/2015 00:00

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se Gjykata Speciale do të
pastrojë përfundimisht imazhin e Kosovës, sepse individët dhe jo shteti,
do të hetohen për keqbërjet e kryera.

Ndërsa, migrimin ilegal e cilëson si një pamje pikëlluese e mungesës së shpresës. Duke folur për një portal lokal lajmesh në Kosovë, Zhbogar është shprehur Gjykata Speciale do të largojë retë e zeza që po i rrinë Kosovës mbi kokë që nga publikimi i raportit të Dick Marty-t. Per Politico,net Zhbogar ka deklaruar se  liberalizimi i vizave do të ndodhë sapo Kosova t’i kryejë reformat e kërkuara, por migrimi aktual do ta shtyjë këtë proces.

“Më duhet ta theksoj, edhe  nëse ndodh liberalizimi, vizat do të hiqen vetëm për udhëtime turistike, por jo edhe për punë. Ndërsa në migrimet aktuale ilegale, njerëzit po ikin për punë. Liberalizimi i vizave nuk do të zgjidhë problemet e migrantëve aktualë të cilët po ikin në kërkim të punës’, thote Zhbogar. Plani për liberalizimin e vizave për Kosovën thotë se duhet të ketë një “rënie substanciale” të numrit të azilkërkuesve dhe personave që kapen duke qëndruar në mënyrë të parregullt në zonën Schengen, para se Komisioni të rekomandojë statusin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Gjendja aktuale dëmton situatën e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave ka theksuar perfaqesuesi i BE-së.

Top Channel