Sëmundja e pishave të zeza, pas 25 vitesh fillon ndërhyrja për të shpëtuar pyjet

21/02/2015 00:00

Mbi 6400 hektarë pyje të përbërë nga pisha e zezë janë prekur nga
sëmundja e procesionares. Pas 25 vitesh, ekpertët e pyjeve po ndërhyjnë mekanikisht në secilen prej pishave të prekur nga kjo sëmundje në këtë
periudhë të vitit.

“Në gjithë Shqipërinë të përmirësohet nga ky parazit shumë i rrezikshëm që prek llojin pishë e zezë, rreth 6300 hektarë. Janë siguruar rreth 250 punonjës për gjithë këtë sipërfaqe, e cila mendohet që është më e infektuara dhe më e prekura”, thotë Lutfi Miftari, shef i zonave të Mbrojtura në qarkun e Dibrës.

Procesionarja shkaterron pishen, duke bere skeletimim e drurit,nga njëra anë, por edhe duke infektuar vizitorët pasi është larvë urtikante.
 
“Ndikon negativisht në uljen e biomasës drunore, në prishjen e formacionit të drurit, në skeletimin e drurit dhe normalisht gjatë infektimit prishet komplet kjo sipërfaqe pyjore”, tha Miftari.

Ky projekt ka nisur ne qarkun e Dibres, ku jane planifikuar rreth 250 hektarë pyje te prekura nga kjo semundje dhe ku po punojne rreth 250 punonjes te cilet qeskat e prekura nga semundja ne çdo pishe duhet t’i heqin e me pas i djegin ne kushtet e percaktuara. Punjonjesit e punesuar jane individ qe trajtohen me ndihma sociale ose te papune.

Ky operacion do te zgjas afersisht nje muaj per te luftuar mekanikisht kete semundje, qe do te jete nje pune pergatitore per luftimin e metejshem biologjik pasi Ministria e Mjedisit ka ne proces nje projekt per te bere luftim biologjik te procesionares.

Top Channel