Rama falenderon biznesin: Përmbytjet bashkuan shqiptarët

21/02/2015 00:00

Solidariteti dhe ndihma për zonat e përmbytura nga biznesi shqiptar
brenda vendit, nga Kosova, Maqedona dhe Presheva ishte e rrallë dhe e
patreguar më parë në vleresimin e kreut të “Biznes Albania”, Luan
Bregasi.

Për ministrin Erjon Veliaj, kjo i dha një mësim edhe politikës në tërësi që përkundër nevojës reale të qytetarëve, insiston në burokraci siç ishte kerkesa e demokrateve per shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Duke refuzuar të kuptojmë që në fakt nuk ka nevojë për VKM dhe shkresa, por kishin nevojë për gjëra fizike, pati raste për mungesën e një lope, një dele,një lavatrice, një frigorifer apo në një rast ndërtimi i një shtëpie”, tha Veliaj.

Per kreun e Qeverise shqiptare, qe mblodhi ne nje takim mirenjohje te gjithe biznesmenet qe iu gjenden njerezve ne nevoje, gadishmeria e tyre tregoi edhe nje marredhenie te re te sipermarrjes me Qeverine, marredhenie per te cilen ai shprehu zotimin per ta permiresuar ne vijimesi. Per Edi Ramen ky ishte nje akt i bashkimit te shqiptareve ne rajon.

“Provoj se nuk ka asnjë vështirësi për të qenë të bashkuar, sepse ne të gjithë jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Rama.

Ketij solidariteti mes shqiptaresh, Edi Rama tha se do t’i vije ne ndihme edhe mbledhja e dy qeverive muajin tjeter, kur priten vendimeve ne ndihme te bisneseve qe operojne mes Shqiperise dhe Kosoves.

“Eshtë koha për të unifikuar të gjitha licencat apo autorizimet që i jepen në dy anët e kufirit. Besoj që jemi gati me një paketë shumë agresive për të shkuar në këtë drejtim”, tha Rama.

Paralelisht Rama njoftoi edhe nje pakete lehtesuese per sipermarrjen brenda vendit.

“Të lehtësojmë maksimalisht të gjitha ato ngarkesa, që jo vetëm krijojnë kosto të tepërta kohe dhe parash, por janë edhe burim korrupsioni”, theksoi Rama.

Keto masa lehtesuese qe Rama njoftoi ne prani te sipermarresve synojne sipas tij permiresimin e metejshme te klimes per ta ne nje te ardhme te afert, ndersa ne te tashmen ka nje mesazh per gadishmerine e treguar per banoret e permbytur.

Top Channel