Kurimi me staminale që rikthen shikimin

21/02/2015 00:00

Një terapi e avancuar me bazë qelizash staminale, në gjendje t’u kthejnë shikimin pacientëve që e kanë humbur atë si pasojë e djegieve, pritet të nisë së shpejti zbatimin.

Kjo, pasi Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për aplikimin e këtij procesi, që mban firmën e studiuesve italianë të Universitetit të Modenës.

Terapia në fjalë bazohet në mbi 20 vjet kërkime e studime, të realizuara nga një grup shkencëtarësh me famë ndërkombëtare në fushën e biologjisë dhe atë të qelizave staminale.

Top Channel