Didi apel vartësve: Profesionalizëm në raport me qytetarin

21/02/2015 00:00

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka përfunduar në orët e pasdites takimin me shefat e policisë në rrethe, në fokus të të cilit kanë qenë rastet e publikuara së fundmi mbi dhunën e uniformave blu ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, Didi u ka thënë vartësve se, veprime të tilla janë të papranueshme dhe se policët duhet të tregojnë forcën e ligjit dhe jo atë fizike për të fituar besimin e qytetarëve.

“Videot e shfaqura së fundmi janë të papranueshme për policinë që duam t’i ofrojmë komunitetit. Këto veprime kanë cënuar rëndë imazhin dhe punën e policisë. Ato minojnë punën që ka bërë dhe po bën Policia e Shtetit. Ju jeni emëruar jo për të treguar sesa të fortë jeni, por sesa i fortë është ligji. Puna juaj është e monitoruar nga qytetarët dhe mediat, ndaj tregoni përgjegjshmëri dhe profesionalizëm”, ka deklaruar Didi.

Top Channel