Mat-Burrel, makina del nga rruga, dy të plagosur

21/02/2015 00:00

Një aksident pa viktima është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Mat-Burrel, bëjnë të ditur autoritetet lokale përgjegjëse.

Sipas burimeve, një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me objektet anash saj.

Për rrjedhojë dy personat që udhëtonin në të kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është gjyqtar i rrethit të Burrelit, saktësojnë më tej burimet.

Ndonëse kanë marrë plagë të lehta, të lënduarit janë dërguar për siguri në spitalin më të afërt për t’u kontrolluar nga mjekë të specializuar.

Top Channel