Bundesliga, Bayern fitore tenistike; Schalke barazon me Werder

21/02/2015 00:00

Bayern Munich regjistron një tjetër goleadë në Bubndesligë. Këtë radhë viktima e bavaerezëve u bë Paderborn, i cili u shkatërrua me rezultatin tenistik 6-0.

Bayern nuk shpenzoi shumë energji në këtë ndeshje, pjesën e parë të së cilës e mbylli me avantazhin 2-0, me gola të shënuar nga Robert Lewandowski në minutat ‘24 dhe ‘37.

Në pjesën e dytë, Bayern shënoi edhe 4 herë të tjera. Robben me 11 metërsh i çoi shifrat në 3-0, ndërkohë që Paderborn mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Harters.

Në spektakël morën pjesë edhe Ribery e Weiser, që shënuan respektivisht golin e 4 dhe të 5, ndërkohë që Robben mbylli llogaritë e sfidës duke shënuar të gjashtin.

Ndërkohë, Schalke la t’i shpëtonte nga duart fitorja vetëm në sekondat e fundit të takimit. Në “Veltins Arena”, skuadra e Di Matteo nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Werder Bremen.

Schalke mori avantazhin në minutën e ‘61 me Meyer, ndërkohë që Werder Bremen barazoi në minutën e ‘90 me Prodl.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Mainz fitoi me Eintracht 3-1, Augsburg barazoi me Bayer Leverkusen 2-2, ndërsa Fraiburg-Hoffenheim u mbyll 1-1. 

Top Channel