Nuk i pëlqen prerja e re, tërbohet klienti

22/02/2015 00:00

Një burrë amerikan është arrestuar pasi nuk e ka mbajtur dot tërbimin e tij ndaj berberit, i cili nuk ia kishte prerë bukur flokët.

Policia bëri të ditur se 47-vjeçari Alan Becker u inatos shumë me modelin e ri të flokëve, por edhe më shumë kur mori vesh se duhet të paguante 50$ për të.

Ai nisi të godasë me shkelm muret e sallonit dhe i hodhi sende të forta berberit përpara se të ikte duke sharë.

Më pas, ai u kthye duke i kërkuar berberit që t’ia rregullonte sëriwsh flokët, por ai nuk pranoi. 47-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Stamford me akuzën e prishjes së rendit publik.

Top Channel