PS: Basha ka braktisur Tiranën, s’ka mbajtur asnjë premtim

22/02/2015 00:00

Partia Socialiste ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se edhe një ceremoni përurimi punimesh si ajo e shkollës “Qemal Stafa” tenton ta kthejë në politikë, ndërsa katër vjet më parë ishte ai që kishte prodhuar slloganin se “Tiranës i duhet një kryetar bashkie dhe jo një kryetar partie që aspiron të bëhet kryeministër”.

“Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie dhe jo një kryetar partie që aspiron të bëhet kryeministër. Ky ka qenë sllogani i Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Pikërisht atëherë kur Lulzim Basha premtonte rritjen e punësimit, rrugë, parqe, trotuare, kopshte… Premtonte ngritjen e Kampusit Universitar, tramin dhe zhdukjen e trafikut në Tiranë. Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit për Tiranën, bie në kurthin e ngritur 4 vite më parë”, deklaroi deputeti socialist Besnik Bare.

 

Top Channel