3 vjet burg pasi dhunoi një police

22/02/2015 00:00

Momenti tronditës i rrahjes së një oficereje policie nga një 25-vjeçar në Britani, është regjistruar nga kamera që Kerry Laërence mbante në trup. Policja iu përgjigj njoftimit për grabitje e ka tentuar të prangosë të riun Craig Radbourne, i cili e ka sulmuar duke e hedhur në tokë.

Më pas, ia ka përplasur kokën disa herë me radhë. Fatmirësisht, Laërence nuk ka marrë plagë të rënda, ndërsa kolegët e saj mbërritën shpejt në vendngjarje dhe kanë arrestuar agresorin, i cili nga pamjet filmike duket të jetë në gjendje të dehur. Edhe brenda makinës, 25-vjeçari vazhdon të protestojë për arrestimin.

Radbourne është dënuar me tre vjet burg për agresionin ndaj efektives së policisë. Zyrtarët vendas thonë se eksperienca ka qenë traumatike për të afërmit e Laërence, por ka pasur impakt të gjerë edhe mbi ekipin e saj dhe punonjësit e tjerë të komisariatit në Basingstoke. Megjithatë, oficerët e policisë e dinë se puna që bëjnë është e rrezikshme dhe e paparashikueshme, shtojnë ata, duke shprehur kënaqësinë për dënimin e dhënë autorit të atij që e përshkruajnë si veprim të ligë e të paprovokuar.

Top Channel