Miratohet rishikimi i dytë dhe i tretë i marrëveshjes me FMN

22/02/2015 00:00

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar në datën 20 shkurt rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes së nënshkruar me FMN vitin e kaluar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave, ku sipas së cilës ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume rreth 53 mln euro.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhej se vendimi i mësipërm ka ardhur si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukturore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve dhe e shlyerjes së pagesave të prapambetura.

Top Channel