Pas takimeve në SHBA, Tahiri: Mbështetje dhe inkurajim maksimal për të ardhmen

22/02/2015 00:00

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri mori pjesë në samitin kundër ekstremizmit të mbajtur në Uashington, ku u takua edhe me një sërë zyrtarësh të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Ministri Tahiri në “Facebook” shkruan se ishte vlerësuar për rezultatet e arritura deri tani, si dhe i ishte ofruar mbështetje dhe inkurajim maksimal për të ardhmen.

“Pas takimeve në SHBA, përgëzim për rezultatet e arritura, mbështetje dhe inkurajim maksimal për të ardhmen!”, shkroi në “Facebook”, ministri i Brendshëm.

Top Channel