Ukrainë, shpërthim i fuqishëm në marshimin e Kharkiv-it

22/02/2015 00:00

Gjenerali rus Alexander Lentsov, i përfshirë në implementimin e ujdisë së arritur në 12 shkurt në Minsk, pohoi se rebelët kanë pranuar të nisin tërheqjen e armatimeve të rënda nga vija e frontit.

Megjithatë, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në marshimin në Kharkiv ditën e diel. Një i ashtuquajtur ‘marshim dinjiteti’ është mbajtur sot në kujtim të viktimave të snajperëve gjatë protestave të shkurtit të kaluar. Por tubimi patriotik, i zhvilluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, është shënjuar nga dhuna.

Shpërthimi i një bombe i ka marrë jetën tre personave, një nga të cilët oficer policie. Kharkivi ndodhet në skajet e zonës së konfliktit në Ukrainën lindore, ku armëpushimi përgjithësisht po respektohet.  

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat e sigurisë kanë arrestuar 4 persona të dyshuar si autorë të sulmeve.

Ndërkohë, 191 te burgosurve janë shkëmbyer mes Ukrainës e separatistëve, çka përbënte njërën prej pikave kyçe te marrëveshjes, krijon hapësirë për optimizëm. Shkëmbimi ishte i pari hap i paktit të firmosur në kryeqytetin bjellorus me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë që vihet në jetë me sukses.

Top Channel