Një 7-vjeçar autor i një sulmi kamikaz në Nigeri

22/02/2015 00:00

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar gjatë ditës së diel në Nigeri. Një fëmijë 7-vjeçar ka hedhur veten në erë duke lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe 19 të plagosur.

Sulmi ndodhi në një treg të mbipopulluar në qytetin e Potiskum-it, në verilindje të Nigeri, i cili është edhe kryeqytet i Yobe-s.  

Autoritetet vendase e kanë cilësuar si masakrën e radhës të organizuar nga militantët e Boko Haram, të cilët kanë shtuar ndjeshëm sulmet kamikaze, ku si autorë janë fëmijët.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në momentet e para është dyshuar për një sulm kamikaz nga një grua, e cila kishte refuzuar t’i nënshtrohëjkontrolleve nga forcat e sigurisë, jo larg nga hyrja në tregun ku ndodhi sulmi kamikaz.

Top Channel