Lezhë, 3 persona me maska grabisin shtetasin pranë banesës së tij

23/02/2015 00:00

Një grabitje me armë ka ndodhur në Lezhë. Shtetasit Petrit Shtjefni i janë marrë paratë dhe sendet me vlerë që mbante me vete nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Mbrëmjen e së dielës, në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë të Lezhës, tre persona të maskuar, të cilët qëndronin në hyrje të banesës së shtetasit Petrit Shtjefni, sapo ky shtetas ka zbritur nga mjeti i tij i kanë kërkuar t’u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete dhe pas kundërshtimit të bërë nga ana e tij, autorët e kanë goditur me levë në kokë pa i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën dhe i kanë marrë armën e zjarrit pistoletë të cilën ky shtetas e mbante me leje, duke u larguar më pas në një zonë të pyllëzuar të zonës.

Top Channel