Spanjë, Real Madrid shkëputet në krye

23/02/2015 00:00

Real Madrid është kthyer edhe një herë në situatën që ishte në kampionat para humbjes me Atletico Madrid në “Vicente Calderon”. Kryesuesit e Ligës BBVA fituan në fushën e Elches me rezultatin 2-0 dhe shkëputen 4 pikë nga Barcelona që të shtunën humbi në “Camp Nou” ndaj Malagës.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti u shënuan nga Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, të dy në pjesën e dytë.

Reali e dominoi tërësisht takimin dhe e zhbllokoi rezultatin që në pjesën e parë me Benzema, i cili shënoi me një roveshatë fantastike, por goli iu anulua padrejtësisht nga anësori për pozicion jashtë loje.

Top Channel