Lady Gaga, objekt talljesh në internet

23/02/2015 00:00

Lady Gaga, ashtu si përherë, tërhoqi edhe kësaj radhe vëmendjen e të gjithëve me veshjen që kishte zgjedhur për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar. Këngëtarja e famshme u paraqit me një fustan të bardhë me doreza të kuqe, që e bënte të dukej si një amvisë.

Fustani i dizenjuar nga Azzedine Alaia u bë shkas për tallje të shumta në rrjetet sociale dhe fotot e 28-vjeçares u modifikuan në të gjitha mënyrat e mundshme dhe u publikuan “online”, ose thënë ndryshe u bënë “meme”.

Një nga “meme”-t e paraqet Lady Gaga-n me një solucion pastrues në dorë, ndërsa një tjetër e paraqet me përparëse.

Një komentues në Twitter shkroi: “Lady Gaga po lan enët tani, por për 10 minuta duhet të paraqitet për Oscar-in.”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel