Berat, mjekët në protestë

23/02/2015 00:00

Mjekët dhe infermierët e spitalit të Beratit kanë protestuar këtë të
hënë, kundër asaj që ata e kanë quajtur dhunë dhe diskriminim të çdo
lloj metode, forme apo iniciative joligjore.

Sipas mjekëve këtë protestë duke u mbështetur edhe në “Federatën e sindikatave të punonjësve të shëndetësisë”, “mbështetur në ligjin 7961 dt 12.07.1995 i ndryshuar neni 176 bluzat ebardha i kanë thënë Jo dhunës dhe diskriminimit të bluzave të bardha të çdo lloj metodë forme apo iniciative jo ligjore”.

Mjekët kërkojnë respektimin e autonomisë së profesioneve të rregulluara me ligj, përmirësim të kushteve të punës, medikamentet e duhura dhe aparaturat bashkëkohore dhe një sërë kërkesash të tjera.

Greva e bluzave të bardha zgjati 10 minuta, ku nuk pati asnjë incident dhe mjekët u shpërndan për të vijuar punën.

Top Channel