Deputeti Ndoka i kërkon ndjesë publikut për dhunën ndaj Strazimirit

23/02/2015 00:00

Në seancën e radhës kundër tij dhe Pjerin Ndreut, deputeti socialist
Arben Ndoka i kërkoi ndjesë opinionit publik, por jo deputetit Gent
Strazimiri, për sulmin që iu bë atij në korridoret e Parlamentit.

Se bashku me faljen, deputeti Ndoka edhe e justifikoi veprimin e tij.

“Pavarësisht se këto lloj episodesh kanë ndodhur në të gjithë parlamentet e Europës, në të gjitha legjislaturat e Parlamentit shqiptar dhe në Ballkan, dua t’ju kujtoj se deputeti Strazimiri është dhe ka qenë protagonist i disa konflikteve fizikë në ambiente të brendshme të Parlamentit dhe të Kryesisë së Kuvendit me disa deputetë të tjerë”, tha Ndoka.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, ndoshta per te treguar profilin e te akuzuarit Ndoka, depozitoi edhe gjendjen e meparshme te tij, ku rezulton si i denuar nga gjykata, vete deputeti e komentoi kete levizje te Prokurorise si te qellimshme.

“Le të vazhdojnë të përdorin dokumente selektivë, ashtu sikurse kanë përdorur gjatë gjashtë muajve”, tha Ndoka.

Nga ana e tyre deputetet demokrate u shfaqen optimiste ne perfundim te seances per shkak te nje vendimi te ndermjetem qe rrezoi kerkesen e avokateve, per te mos marre ne konsiderate videon, ku shfaqet sulmi fizik nga Ndreu dhe Ndoka kunder Strazimirit.

“Eshtë për t’u përshëndetur fakti që u rrëzua tenativa e avokatëve dhe atyre deputetëve që duan të bëjnë avokatin e asaj ngjarje kriminale që ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, për të fshehur para drejtësisë atë që kanë parë me sytë e tyre gjithë shqiptarët, për të bërë të pamundur që video e regjistruar të mos shfaqet, mos të merret si provë. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Ne gjyq deshmuan Parid Cara dhe Armando Prenga te cilet goditjen kunder Strazimirit e kishin perceptuar si ‘shtyrje’ dhe jo si rrahje. Ne 16 mars, Gjykata e Larte do te shikoje videon e cila ne fakt nuk eshte e panjohur per te, per shkak te publikimit ne media.

Top Channel