Nishani mbështet hapjen e Dosjeve: Të bëhet edhe Lustracioni

23/02/2015 00:00

25-vjetorin e rënies së komunizmit, Presidenti Bujar Nishani e sheh si
kohën më të përshtatshme të hapjes së Dosjeve. Në gjykimin e kreut të
shtetit, ligji duhet përfshijë edhe lustracionin si proces, madje edhe
hetim dhe gjykim penal.

Megjithate ai nuk vuri kushte për dekretimin e ligjit.

“Mund t’ju them me siguri, që pavarësisht dimensionit që do të përmbajë një ligj, ka të bëjë me hapjen e Dosjeve apo me Lustracionin, do të ketë mbështetjen e Presidentit dhe do të firmoset. Por, ajo që unë kërkoj dhe sygjeroj është që të kemi një ligj të plotë në të gjitha gjerësinë dhe thellësinë e merituar të hapjes së Dosjeve, jo vetëm të atyre që e ndërtuan, e udhëhoqën atë mekanizëm kriminal, për të cilin unë mendoj që është koha që Shqipëria edhe me asistencën ndërkombëtare të kërkojë hetim dhe gjykim penal, për mekanizmin e Sigurimit të Shtetit, për krime që ka bërë në kundërshtim edhe me ligjet e kohës”, tha Nishani.

Sygjerimi i Presidentit vjen ne nje kohe qe Qeveria ka ndërmarrë nismën për hartimin e projektligjit për hapjen e Dosjeve. Por në të nuk parashihet Lustracioni, por transparenca që do të bëhet beson Qeveria mund t’i shërbejë lustracionit moral. Kjo pasi ne 2008, Gjykata Kushtetuese e rrezoi si antikushtetues, Ligjin e Lustracionit dhe Komisioni i Venecias gjithashtu e ka vleresuar te tille.

Kreu i shtetit gjithashtu ne kete çerek shekulli te renies se komunizmit ka parashikuar nje sere aktivitetesh te tjera,

“Bëj ftesë njëkohësisht t’ju bashkohen, Qeveria shqiptare, Kryetari i saj, Parlamenti shqiptar, opozita shqiptare, në mënyrë të tillë që të koordinohen dhe të organizohen aktivitete dhe evenimente të cilat meritojnë të sjellin në vëmendje pasojat e tmerrshme që pati krimi komunist në Shqipëri”, tha Nishani.

Bashke me nxitjen per Ligjin e Dosjeve, Presidenti sugjeroi edhe hartimin e nje ligji te veçante per perkujtimin e krimeve te komunizmit, si dhe percaktimin e nje date perkujtimore per to. Te tille sugjeron 27 shkurtin, kur ka ndodhur edhe ekzekutimi i disa intelektualeve pas te ashtuquajtures ‘bombe ne Ambasaden Sovjetike’, apo ate te denimit te poetit Havzi Nela. Bashke me keto sugjerime, ai i kerkoi Bashkise se Tiranes ngritjen e nje monumenti per Levizjen e Dhjetorit.

Top Channel