Mjekët në protestë për testimin dhe sigurinë

23/02/2015 00:00

Procesi i testimit të mjekëve dhe infermierëve  nga Ministria e
Shëndetësisë është kundërshtuar me forcë nga bluzat e bardha të cilat
kane vënë gishtin mbi gjendjen e rëndë spitalore ku atyre u duhet të
punojnë çdo ditë.

Mbi 8 mije mjekë e infermierë kanë firmosur nje peticion, i cili i drejtohet krereve te shtetit per shfuqizimin e kesaj nisme, e cila per bluzat e bardha eshte antiligjore.

“Deri më tani janë 8 mijë firma nga mjekë dhe infermierë, të cilët mbështesin pikërisht tezën kryesore të peticionit për të hedhur një nismë antiligjore të marrë nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me testimin dhe ajo që është më thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm thelbësor të një sistemi shëndetësor, i cili po vuan rrënjësisht. Dikush që pengon, dikush që shkatërron duhet ose të dorëhiqet ose të paraqitet përpara ligjit”, tha Tritan Kalo, drejtuesi i Unionit të  Mjekësisë Shqiptare.

Permes disa protestave te zhvilluara ne Tirane, Shkoder, Berat, Korçë dhe Lushnje, mjeket kane kerkuar qe Ministria e Shendetësisë t’u pergjigjet me medikamente, të përmirësojë infrastukturën spitalore dhe të rishikojë sistemin e tyre të pagave.

 “Një nga kolegët tonë më të nderuar, një nga specialistët tanë më të përkushtuar dhe më të edukuar është dhunuar fizikisht dhe thirrja ime sot. I bëj thirrje mjekëve të rinj që të mos e braktisin Shqipërinë. Thirrja shkon edhe për Qeverinë që t’iu krijojë kushte të rinjve, t’ju hapë hapësira të reja’, thotë një mjek në Lushnjë.

Bluzat e bardha kane theksuar se ky proces prek rende dinjitetin dhe eksperiencen e tyre, ne nje kohe kur nje pjese e madhe perballen me mungesa dhe me kushte aspak normale ne punen e tyre. Ndersa diten e shtune pritet qe te zhvillohet testimi i infermiereve, bluzat e bardha kane kerkuar shfuqizimin e menjehereshem te ketij procesi. 

Top Channel