Admir Tafili komandonte nga burgu grupin e vrasësve me pagesë

23/02/2015 00:00

Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm drejtonte nga burgu një
grup të strukturuar kriminal, i cili shërbente për ekzekutime me porosi,
si edhe për vendosje tritoli.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako bëri publik detaje ne lidhje me grupin e ekzekutuesve, si edhe veprat penale qe akuzohen. Grupi i përbërë nga të arrestuarit Alfred Qefalia, 32 vjeç, nga Tirana, Kristi Pine, 24 vjeç, nga Elbasani, Aleksandër Gora, 31 vjeç, nga Pogradeci dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim.

Admir Tafili nga te dhenat rezulton se ka dhene porosi per vrasjen me armë zjarri të shtetasit, Ibrahim Mani në qershor të vitit te shkuar. Nje vrasje e mbetur në tëntativë të nje shtetasi ne Shkozë, tritolit te vendosur ne rrugen “Budi”, ku mbeten te plagosur në Tirane tre persona.

Gjithashtu grupi akuzohet për vrasjes së mbetur në tentativë  për shkak të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin Drejtor i Burgut te Fushë-Krujës. Gjithashtu, sipas policise jane marre porosi per kater vrasje.

“Marrje porosi me 25 mijë euro, për vrasjen e shtetasit L.M, ngjarje e ndodhur më datë 18.11.2014, në qytetin e Durrësit; marrje porosi me 50 mijë euro, për vrasjen e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit, ngjarje e parealizuar; marrje porosi me 20 mijë euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicialet A.V, ngjarje e parealizuar”, tha Çako.

Numri dy i Policisë së Shtetit tha se prova te mjaftueshme materiale dhe shkencore, qe ky grup i ka realizuar krimet per te cilat akuzohet.

“Ky grup kriminal po hetohet në tërësinë e vet, për nxitësit, porositësit, por edhe për persona të tjerë të inkriminuar që me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë mundësuar kryerjen e krimeve të kësaj organizate. Në goditjen e këtij grupi ka prova të patjetërsueshme materiale, ka prova shkresore, ka prova shkencore”, tha Çako.

Top Channel