Pogradec, jep dorëheqjen kryebashkiaku Artan Shkëmbi

23/02/2015 00:00

Kryetari i Bashkise së Pogradecit Artan Shkëmbi, pasi kishte konsumuar
tre mandate në krye të këtij qyteti, njoftoi këtë të hënë dorëheqjen nga
drejtimi i Bashkise, kur i kishin mbetur edhe katër muaj për të
ushtruar detyrën, deri në zgjedhjet e reja më 21 qershor.

“Zgjodha këtë dite sot për t’ju thëne të gjithëve se unë do t’i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama. Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar.
Por njëkohësisht, dua pse jo të jap edhe një mesazh modest mirënjohjeje dhe përgjegjshmërie ndaj forcës sime politike, i cili mbase mund t’iu vlejë qindra të zgjedhurve që janë votuar falë mbështetjes së PS por që nuk do të jenë dot më kandidatë”, tha Shkëmbi.

Top Channel