AMA kërkon shtesë në organikë

23/02/2015 00:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar
shtimin e pesë punonjësve në organigramën e saj. Kryetari i AMA-s, Genti
Sala tha se këto ndryshime janë të domosdoshme për mirëfunksionimin e
kësaj strukture.

Deputeti Bashkim Fino tha se kërkesa për shtim të punonjësve të AMA-s duhet te marre me pare miratimin e Ministrise se Financave pasi prek buxhetin e vitit 2015. Fino tha se nese duhet te shtohet numri i punonjesve, atehere duhet te rritet numri i monitoruesve dhe jo i sekretareve.

Kreu i AMA-s Genti Sala, theksoi ne prani te deputeteve te Komisionit te Ligjeve se ndryshimet e kërkuara janë të nevojshme, ashtu si dhe shtesa për 2 sekretarë. Kerkesa e zotit Sala u mbeshtet edhe nga deputeti Pandeli Majko, i cili kërkoi miratimin e projektligjit ashtu siç është paraqitur në Komisionin e Ligjeve.

Top Channel