Unifikimi i teksteve Shqipëri-Kosovë

23/02/2015 00:00

Këtë vit të ri shkollor pritet që nxënësit e klasave të para dhe të
gjashta në Shqipëri dhe Kosovë të mësojnë me të njëjtat tekste.

Në strategjine e arsimit parauniversitar parashikohet që të shkohet drejt një teksti bazë, çka do të thotë që numri i alternativave për një lëndë do te vije duke u ulur ndjeshem.

“Siç ishte modeli i abetares, që ka qenë abetare kombëtare të shkojë edhe kjo në nivele kombëtare dhe kjo besoj kjo rregullon shumë mirë edhe marëdhënien dhe standardin. Në konkurrencën që kanë midis teksteve nuk do të kemi më shumë se sa dy tekste, për ato që janë të ndërmjetme,ndërsa ato tekste që do të vijnë të huazuara të marra nga jashtë do të jetë vetëm një tekst. Edhe ato që do të jenë tekste kombëtare do të realizohet mundësia që të jetë vetëm një tekst”, tha zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Strategjia per arsimin parauniversitar evidenton te gjitha problemet themelore te arsimit, ku duhet te nderhyhet menjeherë. Niveli i nxenesve shqiptare eshte me i ulet se mesatarja e shume vendeve qe moren pjese ne vleresimin nderkombetar te PISAS. Tekstet jane shume te mbingarkuara dhe nxenesit nuk arrijne siç duhet procesin e te nxenit dhe nje pjese e mesuesve rezultojne te papergatitur me metodat e reja te mesimdhenies.

“Ka kohë që po diskutohet për kualifikimin e mësuesve dhe për hir të së vërtetës, thembra e Akilit në sistemin e arsimit parauniversitar është çedimi në kualifikimin e mësuesve. Stop, kurseve private në shkolla. Nëse do të kapim rastin e një mësuesi që bën kurse private do të iket nga sistemi i arsimit”, tha Malaj.

Zbatimi i kesaj strategjie do te shoqerohet edhe me nje fature te larte financiare.

Top Channel