“Cesky lev”, mashtrimi që shkoi keq

23/02/2015 00:00

Nuk kanë as rëndësinë dhe as famën e çmimeve Oscar, por në ndarjen e tyre për vitin 2015, organizatorët çekë të “Cesky lev” ja dolën mbanë që të vendosen në qendër të vëmendjes…për keq.

Mbrëmjen e së shtunës (24 orë para ndarjes së çmimeve Oscar në SHBA) në Pragë u zhvillua ceremonia e dorëzimit dhe vlerësimit të kinematografisë vendase. Për t’i dhënë më shumë doza rëndësisës së kësaj ceremonia organizatorët kishin një të ftuar special.

Jim Carrey u shfaq në skenë për pak minuta, ku u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga salla. Dalja e tij në skenë ishte e shkurtër, por mjaftoi që shumë prej atyre që ndodheshin në sallë dhe të tjerë që e ndiqnin nga ekrani të ngrinin dyshimet se ai nuk ishte Jim Carrey, por një sozi e tij.

Megjithatë organizatorët këmbëngulën pas ceremonisë se në skenë ishte Jim Carrey i vërtetë, por kur lajmi nisi të përhapej gjithnjë e më shumë u detyruan që të dorëzohen dhe të pranonin se i ftuari nuk ishte Jim Carrey.

Regjisori Jan Sverak, njëkohësisht pjesë e bordit organizativ të ceremonisë, që fillimisht këmbënguli se ishte aktori i famshëm amerikan tha se “pa dashje u kthyen në shënjestrën e një talljeje masive” dhe kërkoi ndjesë për veprimin e bërë.

FOTO GALERI
1/3
Jim Carrey, sozia

Top Channel