Shiringa inteligjente kundër infektimit

23/02/2015 00:00

Deri në vitin 2020, bota, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhet të përdorë të ashtequajturat “shiringa inteligjente” që thyhen fill pas përdorimit.

Shpimi me të njëjtën shiringë është shkak i më shumë se 2 milionë infektimeve nga sëmundje të ndryshme vitin që shkoi, duke përfshirë këtu edhe SIDA-n dhe Hepatitin.

Shiringat e reja janë më të shtrenjta, por OBSH-ja sqaron se për çdo rast, parandalimi kushton më pak sesa kurimi i sëmundjes. Çdo vit në botë administrohen më shumë se 16 miliardë injeksione.

Top Channel