Kur humbja e fëmijës ta kthen jetën në një mision

23/05/2015 00:00

Bardha Idrizi, 25 vjet më parë përjetonte dhimbjet e lindjes për të sjellë në jetë djalin e shumëpritur.

Sot, ajo përjeton një tjetër dhimbje, atë të mungesës së tij prej 8 vitesh. Por ajo ka vendosur, që ditëlindjen e të birit mos ta kalojë mes lotëve e dhimbjes.

Çdo vit, Bardha përpiqet të bëjë një dhuratë për të. Vitin e parë mendoi të mblidhte gjithë bashkëmoshatarët e tij, e të shfaqte një film për të. Më pas bëri një këngë.

Vitin pasues hapi një qendër rinore me emrin e tij. Ndërsa në një tjetër përvjetor lindjeje vendosi të ndërtojë një qendër për fëmijë.

Për ironi të fatit, nipi i saj, i cili ngjante shumë me Fjoridin, u diagnostikua me autizëm. Një tjetër motiv, që dedikimi i radhës të ishte një qendër për fëmijët me këtë sëmundje. Aktualisht po punon për hapjen e një strehëze në kufi, për t’iu gjendur pranë refugjatëve të ardhur nga lufta.

Një ditëlindje që sfidon dhimbjen. Një ditëlindje që për Bardhën tashmë është kthyer në mision.

Top Channel