Korçë, jepet në spital masa e arrestit për Tomi Mishën

23/02/2015 00:00

Në ambjentet e spitalit të qytetit të Korçës i është dhënë masa e ndalimit shtetasit Tomi Misha, protagonist i një videoje amatore ku ai dhunohet nga disa policë.

Gjykata dha “detyrim paraqitje” për 33-vjeçarin që u ndalua nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe akuzohet se ka goditur edhe një polic.

Në videon amatore ai duket se dhunohet nga dy efektivë policie në sy të nëndrejtorit Arben Hyseni. Ishte Hyseni që telefonoi uniformat blu dhe këto të fundit, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, goditën me shuplakë të riun pas një debati verbal me të.

Ndërkohë, avokati dhe familjarët e tij denoncuan se 33-vjeçari ishte rrahur edhe në paraburgim.

Akti u dënua si nga kryeministri Edi Rama, ashtu dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë që dy efektivët dhe nëndrejtori u pezulluan përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve.

Top Channel