PD: Shkëmbi gënjeu për t’i shpëtuar procedimit

23/02/2015 00:00

Partia Demokratike akuzoi kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Pogradecit se nuk tha të vërtetën kur deklaroi se, kjo njësi vendore nuk ishte mbështetur nga qeveria demokratike.

Sipas nënkryetarit Edmond Spaho, investimet për rrethin dhe bashkinë e Pogradecit deri në 2013-n janë konkretizuar në projekte që kapin vlerën e 739 milionë lekëve.

Projektet e financuara nga qeveria e Partisë Demokratike, siç thotë zoti Spaho, janë në infrastrukturë rrugore, ndërtim shkollash dhe ujësjellësa.

Nënkryetari demokrat tha se, zoti Shkëmbi i mohoi këto projekte dhe financimet e siguruara nga qeveria Berisha për rruget Qafë Thanë-Lin-Pogradec dhe Qukës-Mokër-Qafë Plloçë për t’i shpëtuar procedimit penal me të cilin e kishte kërcënuar kryeministri Edi Rama.

Top Channel