“Putin këshillohet nga jashtëtokësorët”

23/02/2015 00:00

Perëndimi akuzon Rusinë për rritjen e tensioneve, që për shumë analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare është një ‘luftë e ftohtë’ e ripërtërirë.

Dhe kur vjen puna për të gjetur fajtorin kryesor për politikat agresive të Moskës, sidomos me ndërhyrjen në Ukrainë, gishti drejtohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Por për një politikan, jo të rangut të lartë në Britaninë e Madhe, fajtori është tjetërkund. S’është në Moskë, madje s’është në Tokë fare.

Simon Parkes, një këshilltar vendor në qytetin Whitby deklaroi se Putin merr këshilla nga jashtëtokësorët. Ai është aq i bindur në deklaratat e tij sa thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një jashtëtokësor (femër a mashkull?).

“Ngjasojnë me skandinavët, të gjatë, bjondë dhe me sy blu. Kur vizitojnë planetin tonë takohen me njerëz të pushtetshëm, me ndikim dhe më pas largohen sërish. Largohen rrufeshëm sepse nuk duan të bien në sy”, thotë Parkes.

Sipas tij jashtëtokësorët kanë tre ose katër vjet që këshillojnë Putinin.

“Janë miqësorë ndaj njerëzimit, por duan që Putin të vendoset përballë Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Top Channel