Në Dubai s’bie shi, bien para

23/02/2015 00:00

Dubai është shndërruar në sinonim i mirëqënies, sheikëve dhe parave pa fund që sigurohen më së shumti nga shitja e “arit të zi”; naftës.

Falë këtyre të ardhurave Emiratet e Bashkuara Arabe renditen mes vendeve me mesataren më të lartë të mirëqënies, ku paratë bien nga qielli.

E thamë figurativisht, por këtë herë paratë ranë vërtet nga qielli. Drejtuesit e automjeteve mbetën të habitur kur panë të binin prej qiellit prerje prej 500 Dirham, (përafërsisht 100 euro).

Pas habisë fillestare, shumë prej tyre lanë automjetet në mes të rrugës dhe dolën për të mbledhur sa të mundnin.

Sipas mediave vendase besohet se shuma e rënë nga qielli ka qenë rreth 800 mijë euro dhe për momentin nuk dihet burimi se nga erdhën këto para. Disa besojnë se ato janë hedhur nga ndërtesat e larta e më pas janë zhvendosur prej erës së fortë në një hapësirë të madhe të qytetit. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel