Video që po trondit botën, ISIS trajnon fëmijë

23/02/2015 00:00

Një video e re tronditëse e publikuar nga militantët e ISIS që trajnojnë  gjeneratën e re të xhihadistëve me stërvitje ushtarake dhe me vargjet e Kuranit, po trondit opinionin publik.

Rreth 70 fëmijë me veshje kamuflazhi, thuajse çdo ditë janë nën regjimin e instruktorëvë militantë. Sipas një raporti shumica e tyre janë në moshën 5 -10 vjeç dhe gjenden në fazën e dytë të trajnimit.

Një raport i vitit të kaluar i Këshilli të të Drejtave të Njeriut të OKB thuhet se kalifati islamik “ka krijuar kampet e trajnimit për të rekrutuar fëmijët, të armatosura e nën maskën e arsimit. Më pas, ata shpërndahen nëpër luftime gjatë operacioneve ushtarake, duke përfshirë edhe misionet vetëvrasëse, si kamikaze”.

Në kushte anonimiteti njëri nga prindërit e këtyre fëmijëve u shpreh se kur djali i tij u kthye nga kampet e stërvitjes në çantën e tij kishin gjetur një kukull së bashku me një thikë me anë të së cilës 13-vjeçari mësonte se si t’u priste kokën perëndimorëve.

Ekspertët kanë vënë alarmin se si ekzistenca e kampeve të tilla ofron një pamje shqetësuese, pasi një grup ekstremist merr fëmijë të vegjël e të pafajshëm dhe i kthen ata në versionin e të rinjve në kohën e Gjermanisë naziste.

Ajo që i shqetëson më shumë ata është lavazhi i trurit që pas disa vitesh mund t’i çojë këta fëmijë në vetëflijime për një grup që nuk është asgjë tjetër veçse një bashkësi terroristësh.  

Ndërkohë nëpër rrjete sociale qarkullojnë edhe video e imazhe të tjera ku xhihadistët, së bashku me fëmijët e vegjël shfaqen krenarë duke kërcënuar pjesën tjetër të botës me sulme të ardhshme.

Top Channel