Tiranë, arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se do të kryente atentat ndaj një personi

24/02/2015 00:00

Një 24 vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit gjatë orëve të vona të ditës së hënë në zonën e Institutit Bujqësor.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Ernid Kavalli, të cilit gjatë një kontrolli iu gjet një pistoletë.

Sipas uniformave blu, Kavalli dyshohet se do të kryente një atentat ndaj një personi.

Top Channel