Man. City – Barcelona, Pique i druhet David Silva-s

24/02/2015 00:00

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique i druhet një spanjolli te Manchester City në ndeshjen e së martës, ku ekipi i tij do të luajë në “Etihad Stadium” ndaj vendasve.

Pique tha se David Silva do të bëjë diferencën te Manchester City. Spanjolli i City-t vjen në këtë ndeshje pas një paraqitje fantastike në fundjavë, në fitoren 5-0 ndaj Neëcastle, ku ai dhuroi një asist për Dzeko-n dhe realizoi dy gola në pjesën e dytë.

“Unë mendoj se ai është lojtari që bën diferencën, jo vetëm në sulm, por edhe në mesfushë. Ai krijon shumë mundësi shënimi. Ne jemi duke folur për një lojtar të klasit botëror, me cilësi të jashtëzakonshme teknike. Silva është një lojtar i madh, ne kemi luajtur bashkë dhe i njohim cilësitë e tij.

Top Channel