SHBA, të shtëna me armë zjarri në një universitet në Florida

24/02/2015 00:00

Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në universitetin “Bethune-Cookman” në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e policisë,  Beverly James ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në zonën ndërmjet parkingut të universitetit dhe fushës së futbollit.

Forcat e policisë kanë arritur menjëherë të vënë në pranga dy të dyshuarit si agresorë të sulmeve. Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë të ditur, por zëdhënësja e policisë ka thënë se njëri prej tyre është student në universitetin ku ndodhën të shtënat.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, por James iu drejtua studentëve, stafit dhe prindërve duke i siguruar ata se nuk ka asnjë rrezik për sulme të reja.

Top Channel