Cërrik, pranga drejtuesve të shkollës së mesme

24/02/2015 00:00

Ish-drejtori i shkollës së mesme profesionale “Mihal Shahini” të Cërrikut, Albion Vogli dhe nëndrejtori i kësaj shkolle, Koço Komino kanë përfunduar në pranga për falsifikim dokumentash shkollore.
   

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit bëri të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën 2013-2014 u kanë dhënë vërtetime dhe diploma të falsifikuara personave që nuk kanë përfunduar kurrë shkollën e mesme që ata drejtonin.

Vogli dhe Komino do të përgjigjen tani para ligjit për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave shkollore” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Top Channel