Bulqizë, protestë për faturat e energjisë

24/02/2015 00:00

Dhjetëra banorë të komunës Fushë-Bulqizë kanë protestuar mëngjesin e së martës pranë zyrave të Komunës për mungesën e energjisë elektrike.

Sipas banorëve-protestues, mbi 300 abonentë familjare në këtë komunë, edhe pse me anë të librezave të energjisë rezultojnë të jenë pagues të rregullt të saj, iu ka ardhur fatura për vitet 2010-2011 prej 63 mijë lekë, e cila sipas tyre është vendosur në mënyrë abuzive.

Të gjithë këta konsumatorë pretendojnë gjithashtu se edhe fatura e energjisë për muajin janar të këtij viti është abuzive, pasi kap shumën e 130 mijë lekëve.

Banorët ankohen edhe për mungesën e riparimeve të shpejta kur verifikohen dëmtime në rrjet.

Top Channel