Fier, kapet i dënuari në mungesë për trafik droge

24/02/2015 00:00

Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga në orët e para të mëngjesit një 26-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Eri Skënderaj, banues në fshatin Poçem të Mallakastrës.

Sipas burimeve, personi në fjalë ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, kryesisht kanabis sativa.

Top Channel