Kuçovë, pranga arkëtarit të Bashkisë, abuzoi me fondet

24/02/2015 00:00

Policia e Beratit arrestoi arkëtarin e Bashkisë së Kuçovës, i cili
akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 2.7 milionë lekësh, pagesat për
cerdhen e kopshtit të zonës.

Burime të Drejtroisë së Policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se është bërë arrestuar Arben Pjetri, 45 vjeç, banues në qytetin e Kuçovës. Pjetri, punonjës arkëtar pranë Zyrës së Shërbimeve në qytetin e Kuçovës prej disa vitesh mësohet se është arrestuar nga ana e Strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik, pasi rezulton të ketë përvetësuar një shumë 2.7 milionë lekësh. Këtë shumë qytetarët e Kuçovës mësohet se e kishin derdhur pranë Zyrës së Shërbimeve pranë Bashkisë ku Pjetri punonte si arkëtar, për pagesën e kopshtëve dhe çerdheve të fëmijëve të tyre për muajin janar.

Por, 45-vjeçari mësohet se e kishte përvetësuar shumën dhe nuk e kishte derdhur pranë arkës së bashkisë, gjë e cila ka bërë që çështja t’i shkojë për hetim krimit ekonomik. Sektori i Krimit Ekonomik mësohet t’i ketë kërkuar policisë arrestimin e arkëtarit, i cili mësohet se do të përballet me akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Top Channel