Librazhd, grabitet me dhunë shoferi i furgonit, i marrin 40 mijë lekë të reja

24/02/2015 00:00

Ndalojnë furgonin e linjës dhe grabisin me dhunë drejtuesin e mjetit, duke i marr një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash të Librazhdit, ku dy persona i kanë bërë shenjë të ndalojë një furgoni tip “Benz”, me targa EL7673A, i cili drejtohej nga një shtetas nga Elbasani.

Në momentin që ky i fundit ka frenuar, dy autorët kanë hipur mbi furgon dhe e kanë dhunuar drejtuesin, duke i marrë dhe një shumë prej 40 mijë lekësh të reja.

Sipas policisë së qarkut të Elbasanit, shoferi ka njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve.

Top Channel