Michael Phelps fejohet me ish-Miss California

24/02/2015 00:00

Kampioni i notit Michael Phelps ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij duke u fejuar.

18 herë fituesi i medaljes së artë në Lojrat Olimpike njoftoi lidhjen me Nicole Johnson në Twitter, prej nga deklaroi edhe planin për t’u martuar së shpejti me të.

Johnson, që ka qenë Miss California në vitin 2010, shoqërohet prej pak më shumë se një vit me rekordmenin botëror të notit.

Top Channel