Berat, fluks në zyrat e OSHEE-së

24/02/2015 00:00

Qindra qytetarë të Beratit dhe fshatrave vazhdojnë të qëndrojnë në radhë
të gjata në zyrën e Shërbimit ndaj Klientit për të paguar faturat e
prapambetura me qëllim që të përfitojnë nga afati i fundit i mos pagesës
së kamatave që është data 28 shkurt.

Por, mes debitorëve nga OSHEE-së ka dhe dhjetra abonentë që ndonëse rezultojnë t’i kenë paguar faturat e energjisë në zonat e tyre, tek faturistët apo filialet e postës, detyrohen t’i paguajnë sërisht duke ja lënë në dorë çështjen drejtësisë, pasi i tremben kamatvonesave.

Ndërkohë që burime pranë kësaj zyre bëjnë me dije se po punohet me të gjitha kapacitete për mos krijuar radhë të gjata, gjë e cila duket se nuk është shmangur.  

Top Channel