Frenimi i zgjerimit të ISIS, vendet e rajonit firmosin rezolutë në Tiranë

24/02/2015 00:00

Me një rezolutë të përbashkët prej 10 pikash ka mbyllur punimet dyditore në Tiranë, Forumi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore.  Rritja e
kërcënimit global ndaj terrorizmit ka zhvendosur fokusin e
bashkëpunimeve në drejtim të forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të
informacioneve mes vendeve tona, harxhimin e më shumë parave për çështje
të sigurisë.

“Këto sfida janë ato që vijnë prej kërcënimeve dhe konfliktit që vazhdon pranë kufijve e Europës, sfida që  i sjell terrorizmi i ushqyer nga një makineri e skëterrshme e quajtur ISIS, që ka pllakosur popujt dhe zonat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë, një tjetër sfidë jo aq e shkëputur me këto më sipër, është krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme.Përballë një BE që po lufton brenda vetes, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të luftojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe të tregojmë me shembuj se jemi gati të jemi pjesë e kësaj lufte të përbashkët.Pa ne, bashkimi është shumë më i brishtë dhe shumë më i cënueshëm dhe duhet të bëjmë maksimumin që kjo të dëgjohet e të kuptohet siç duhet”, tha Kryeministri Edi Rama.

13 vende të SEECP-së, perfshi edhe Turqine disa here hezituese, kane firmosur jo vetem per te denuar krimet e ISIS, por edhe te bashkepunojne per frenimin e luftetareve te huaj nga rajoni jone drejt vendeve ne lufte, si dhe promovimi i metejshem i tolerances fetare.

“Pavaresisht ndonje nuance, ne perkufizime per ceshtje minore, e rendesishme eshte qe te gjitha vendet e kesaj platforme rajonale, kane nje qendrim te perbashket kur vjen puna per te luftuar terrorizmin dhe kur vjen puna tek nevoja per te bashkepunuar sa me mire, si ne aksesin ne informacion, apo ne punen e perbashket qe mund te bejne forcat policore, sherbimet inteligjente apo forcat dhe institucionet e zbatimit te ligjit ne pergjithesi”, tha ministri i Jashtem, Ditmir Bushati.

Ministri i Jashtem bullgar, vendi me i rrezikuar per shkak te perdorimit si tranzit te luftareve, theksoi se vetem nje pergjigje e qarte, e prere dhe e bashkërenduar e te gjithe rajonit do te sjelle frenimin e kercenimit nga ISIS. Perfaqesuesit e diplomacise se vendeve te SEECP-së vleresuan kryesimin shqiptar te kesaj organizate.

Përfaqësuesit e diplomacisë së vendeve të SEECP vlerësuan kryesimin shqiptar të kësaj organizate. Axhenda europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një tjetër diskutim i një tjetër tryeze, ku bashkë me përfaqësuesin e BE, u përcaktuan piketat e Konferencës së Vjenës në gusht, që pason atë të Berlinit.

Paketa financiare dhe reformave e secilit vendit që bën pjesë në të ashtuquajturin ‘Proces i Berlinit’, do t’i paraqitet BE-së si një qasje e re e unionit në kushtet e një zgjerimi të bllokuar.

“Në Ballkanin Perëndimor ne nuk presim zgjerim, por presim konsolidim të Europës, por nuk mund të harrojmë faktin që po në jug të Europës po përballemi me kriza financiare dhe Bashkimit Europian po nxjerr mësimet e tij dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po bën përgatitjet paraprake, si përsa i përket reformave strukturore ashtu edhe paketave fiskale të konsoliduara”, deklaroi Ministri Bushati. 

Top Channel