Basha: Qeveria po rrënon çdo ditë vendin

24/02/2015 00:00

Kreu i opozitës ka akuzuar Qeverinë se po rrënon çdo ditë shqiptarët
duke i burgosur dhe gjobitur në menyre selektive përmes padrejtësive e
mbifaturimeve të energjisë elektrike, që siç theksoi zoti Basha kanë
çuar edhe në raste vetëvrasjesh të dhimbshme kryefamiljarësh.

“Eshte nje kategori, nje fashe e gjere e shoqerise shqiptare, eshte nje komunitet i madh njerezish ne veshtiresi qe jane vene ne shenjester te operacionit qeveritar per mbledhjen e faturave te papaguara te energjise elektrike, ku kerkesat e ligjit nderthuren selektivisht me paligjshmeri ekstreme me diskriminim, me shurdheri ekstreme, me arrogance ekstreme, me pashpirtesi ekstreme dhe me show mediatik te neveritshem. Nuk eshte ligji, por antiligji shkaku kryesor i deshperimit qe ka kapluar mijera shqiptare, sa i perket çmimit, faturimit dhe mbifaturimit te energjise elektrike ne lidhje me politiken e Qeverise per energjine”, tha Basha.

Rastet e dhunes se policise jane nje tjeter pike, ku zoti Basha u ndal per te akuzuar ne krijimin, sipas tij, te nje shteti policor e mbi te gjitha te nje rendi te marre ne dore, siç ai tha, nga krimi.

“Bindja jone, sidoqofte, eshte se kjo Qeveri nuk e vendos dot rendin, nuk e ndalon dot rrokullisjen e gjithe treguesve te zhvillimit, nuk e permireson dot gjendjen ekonomike dhe shoqerore ne vend. Qeveria eshte ne rrugen pa krye dhe per fat te keq edhe pa kthim te shurdherise dhe verberise. Nuk degjon dhe nuk sheh pertej punes se vet”, tha Basha.

Per zotin Basha, Qeverise aktuale i ka mbaruar koha.

‘Ne ndajme bindjen se kjo Qeveri nuk eshte Qeveria per te cilen u votua, se kjo Qeveri e mbaroi para kohe, kohen e saj. Qytetaret kane tager ta çojne ne shtepi
nje Qeveri te deshtuar ne rrugen e gabuar. Detyra jone, detyra e deputeteve te Partise Demokratike, se bashku me aleatet eshte shtimi çdo dite me njerezit dhe per njerezit, çdo ore dhe çdo dite aty ku eshte dhimbja e tyre, drama e tyre, veshtiresia e tyre, shpresa e tyre dhe gezimi i tyre”, tha Basha.

Keto deklarata kreu i opozites i beri gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku theksoi gjithashtu se me rikthimin ne pushtet kjo force politike do te ktheje pas çdo padrejtesi qe po i behet sot shqiptareve.

Top Channel