ISIS, gjatë tërheqjes rrëmbejnë 90 burra, gra e fëmijë pengje

24/02/2015 00:00

Aktivistët siriane njoftojnë rrëmbimin e dhjetëra të krishterëve në disa
fshatra në verilindje të Sirisë nga militantët e dhunshem të shtetit
islamik.

Observatori Sirian per te Drejtat e Njeriut raporton se te pakten 90 burra, gra e femije jane marre peng oret e para te dites se sotme gjate nje vale sulmesh ne afersi te qytetit Tal Tamr. Disa prej te rrembyerve kane mundur te largohen dhe i jane drejtuar zones lindore te Hassakeh-se, te kontrolluar nga kurdet.

Ngjarja vjen ne kohen kur luftetaret kurdo-siriane, te mbeshtetur edhe nga ajri prej avioneve te koalicionit te drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, shenuan perparim ne terren, duke avancuar akoma me shume ne territoret e kontrolluara nga ISIS-i. Xhihadistet jane detyruar te terhiqen me te pakten 5 kilometra larg qytetit te Tal Hamisit pas ofensives se te ashtequajturave njesi popullore te mbrojtjes. ky avansim, gjithmone sipas obersvatorit sirian, i ka kushtuar jeten te pakten 12 luftetareve islamike.

Provinca e Hassakeh-se ka rendesi te madhe strategjike ne luften kunder ISIS-it per shkak se ndan kufijte si me Turqine, ashtu edhe me zonat e pushtuara prej xhihadisteve ne Irak. Peshmergat kurde jane duke i sulmuar pozicionet e shtetit islamik edhe ne anen irakiane te vijes se frontit, ne lindje. Ekstremistet e Isis-it kane shkaterruar kisha ne pjese te ndryshme te sirise dhe te krishtereve qe jetojne ne zonat e kontrolluara prej tyre, iu kerkohet te paguajne nje takse te njohur si ‘jizya’.

Top Channel